Also available in Persian — نسخه فارسی ✈️ Telegram EN فا
❓ Unknown

No rise in off-site radiation after attack on Iran's yellowcake production facility: UN watchdog

May 21, 2026 May 21, 2026 3 min read 📰 Anadolu Agency
📋 Key Takeaway

The International Atomic Energy Agency (IAEA) reported that there was no increase in off-site radiation levels after a US-Israeli attack on Iran's Shahid Rezayee Nejad Yellow Cake Production Facility in Ardakan on March 27, 2026. The IAEA is investigating the report and its Director General renewed an appeal for restraint to prevent a potential nuclear incident.

🔍 Quick Context Guide
💡 Bottom Line: The absence of radiation rise indicates potential containment of nuclear risks.

📰 What Happened

UN watchdog reports no rise in radiation after attack on Iran's yellowcake facility.

💡 Why It Matters

🇮🇷 For Iran: Because it reflects on Iran's nuclear safety and international scrutiny.
🌍 Regional: Because it impacts regional security dynamics and nuclear proliferation concerns.
🌐 International: Because it relates to global non-proliferation efforts and sanctions regimes.

📚 Background

The absence of radiation rise indicates potential containment of nuclear risks.

📡 Source: NEUTRAL
📊 Confidence: 80%
Anadolu Agency is considered a reliable news source.

Prishtinë Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij kroat, Ivan Anushiq, raporton Anadolu.

Pas pritjes me ceremoni nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Maqedonci dhe Anushiq kanë zhvilluar një takim të mbyllur ndërsa më pas të dy ministrat u adresuan në një konferencë për media ku kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, shërbimin e trupave kroate në kuadër të KFOR-it, si dhe për kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe drejtimeve ushtarake ku mund të rritet bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Kroacisë.

“Republika e Kroacisë në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë, me theks të veçantë në trajnime dhe shkollime, por edhe në aspektin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, si dhe në aspektet tjera të bashkëpunimit të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë. Ne po ndërtojmë dhe thellojmë edhe më tej raportet në fushën e mbrojtjes me Republikën e Kroacisë dhe në vazhdimësi e kemi pasur mbështetjen e Qeverisë së Kroacisë dhe popullit kroat në të gjithë rrugëtimin tonë që nga çlirimi e shtet-ndërtimi e do ta kemi edhe deri në integrimin në strukturat evropiane dhe NATO”, tha Maqedonci.

Në anën tjetër, ministri kroat, Anushiq, theksoi se Kosova do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Kroacisë në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sovranitetit të vendit dhe po ashtu në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Këshillin Evropian.

Anushiq tha se kjo ishte hera e parë që ka ardhur për të vizituar Kosovën dhe trupat kroate në kuadër të KFOR-it.

“Ne do të punojmë për qëllime dhe plane të përbashkëta, që sigurisht është integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO. Kosova duhet ta dijë se ka një aleat plotësisht të përkushtuar në Kroaci. Dua të them se ne e mbështesim plotësisht Kosovën dhe të drejtën e tyre për pavarësi, të drejtën e tyre për të luftuar terrorizmin, të drejtën e tyre për një jetë të sigurt në Kosovë, të të gjithë atyre që jetojnë brenda kufijve të Kosovës”, tha Anushiq.

Ai tha se Kroacia është e gatshme t'i bartë Kosovës njohuritë dhe përvojën e saj nga anëtarësimi në NATO dhe BE, në mënyrë që edhe Kosova të anëtarësohet në to.

Anushiq ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, e cila, siç tha, bashkëpunon me industrinë kroate dhe aktualisht është një nga partnerët kryesorë tregtar, jo vetëm në pajisjet ushtarake, por në bashkëpunimin e përgjithshëm.

Në këtë takim, po ashtu morën pjesë komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i Mbrojtjes i Kroacisë, Tihomir Kundid, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, shefi i Stafit të Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë të tjerë të lartë nga të dy vendet.

🌐

Translated from the original and edited for English readers. View original source →

Translation confidence: 100%

📰 Related Coverage

⚖️ Independent Platform — Artesh.com is not affiliated with any government, military, or political organization. Editorial Policy →